Bulqizë, furgoni del nga rruga nga akulli, 3 të plagosur

Aktualitet

boreTre persona jane plagosur sot ne nje aksident rrugor mëngjesin e sotëm në aksin Bulqizë-Peshkopi.

Si pasoje e daljes se nje furgoni nga rruga, policia ka thene se tre pasagjerë janë plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksidenti ndodhi në afërsi të zonës së quajtur Ura e Topojanit, ku mësohet se furgoni tip “Mercedez” me targa AA 410 IO, brenda të cilit ndodheshin 10 pasagjerë,  ka dalë nga rruga si pasojë e ngricave dhe akullit.

Tre personat e plagosur mesohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT