Angelina Jolie viziton jezidët në kampin e refugjatëve në Irak

Showbiz

jolieYlli i Holivudit dhe e Dërguara Speciale e Kombeve të Bashkuara për rrefugjatët (UNHCR), Angelina Jolie ka vizituar kampin e refugjatëve jezidë në Duhok, në veri të Irakut, ku më pas mbajti konferencë për media gjatë të cilës u bëri thirrje liderëve botërorë të gjejnë mënyrë për të zgjidhur problemin e kampit.

Sipas informatave të marra nga AA, Angelina Jolie nën masa të rrepta sigurie ka vizituar jezidët në kampet e refugjatëve Hanke, që ndodhet 10 kilometra në perëndim të Duhokut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Jolie gjatë vizitës u informua për gjendjen e refugjatëve të kampit të cilët në këtë vend u arratisën për shkak të sulmeve të organizatës terroriste ISIL. Së bashku me Jolie ishin edhe përfaqësues të OKB-së dhe qeverisë rajonale kurde në veri të Irakut, raporton AA, transmeton Telegrafi.

Pas vizitës së kampit Jolie në konferencën për media i shpreh se ajo çfarë ka parë në kampin ishte me të vërtetë e trishtueshme. Me atë rast Jolie ftoi liderët botërorë të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur problemin e kampit refugjatësh në Irak.

“Këta njerëz, duke përfshirë edhe një pjesë të atyre që u larguan nga Siria janë në gjendje mjaftë të keqe. Gjatë luftës në Siri janë zhvendosur 13 milionë njerëz. Në mesin e tyre janë të persona të sëmurë dhe të pastrehë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë përpjekje për dhënien e ndihmës këtyre njerëzve. Edhe pse që nga fillimi i ngjarjeve në Siri kanë kaluar pesë vite këta njerëz janë në gjendje shumë të keqe. Kjo situatë duhet të marrë fund”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT