Aktivisti në Bahrejn burgoset për shkak të postimit në Twitter

Teknologji

twiNjëri prej aktivistëve më të shquar të të drejtave të njeriut në Bahrejn është dënuar me gjashtë muaj burgim për shkak të një postimi në Twitter, vitin e kaluar. Nabeel Rajab është akuzuar për fyerje të institucionve publike dhe të ushtrisë.

Në postimin e tij në Twitter, ai ka thënë se institucionet e sigurisë në Bahrejn kanë shërbyer si “inkubator ideologjik” për xhihadistët. Rajab ka shërbyer disa dënime me burg prejse ka themeluar Qendrën për të Drejta të Njeriut në Bahrejn, në vitin 2002. REL

ME TE LEXUARAT