Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Merkel: Greqisë nuk do t’i anulohet borxhi

merkel-11Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se nuk do të ketë asnjë anulim të borxheve të Greqisë, duke shtuar se bankat dhe kreditorët kanë bërë tashmë shkurtime të konsiderueshme.

“Ka pasur falje vullnetare të borxhit nga kreditorët privatë. Bankat po ashtu kanë zbritur miliarda nga borxhi i Greqisë”, ka thënë Merkel për mediat gjermane.

Greqia ka një borxh prej 315 miliardë eurosh, përkatësisht rreth 175 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

 

Qeveria e re greke, e udhëhequr nga Alexis Tsipras, ka thënë se do të ndalojë shkurtimet buxhetore, që janë kusht për marrjen e kredisë nga huadhënësit ndërkombëtarë, përcjell rel.

 

Ministri grek i Financave ka thënë po ashtu se nuk do të bashkëpunojë më me kreditorët nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet