Mazniku: Reforma e parë për Arsimin e Lartë është e papolitizuar

Kliko per me shume info

maznikuZv/ministri i Arsimit Arbian Mazniku,  u shpreh sot se, “Projektligji për Arsimin e Lartë, që po diskutohet është produkt i një proçesi unik, gjatë gjithë historisë së arsimit të lartë, ardhur pas një konsultimi të gjatë me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit”.

Në një deklartë për median, Mazniku sqaroi se kjo është reforma e parë 100% e papolitizuar dhe se çdo përpjekje për ta ndryshuar këtë është mjerane.

Kliko per me shume info

“Kjo është një reformë për studentin dhe për prindërit e tyre. Një reformë që synon t’i japë vlerë mundit, kohës, dhe financave të familjeve dhe taksapaguesve duke siguruar që Institucionet e arsimit të lartë të ofrojnë dije dhe cilësi,”-tha Mazniku.

Sipas tij, draft-ligji është produkt i punës së një komisioni ekspertësh të pavarur, larg interesave politike, gjithëpërfshirës dhe profesional. Ndryshe nga pseudo reformat e të shkuarës, kjo nuk është një reformë e partisë në pushtet për partinë në universitet, nuk është reformë e të zgjedhurve të politikës për të shkëmbyer privilegje me të zgjedhurit e trupës akademike.

“Drafti sjell ndryshime rrënjësore të hapsirës së arsimit të lartë në vend, duke synuar rritjen e cilësisë dhe krijuar një balancë të re midis zgjerimit të autonomisë, mekanizmave të kontrollit të cilësisë, dhe përmbushjes së përgjegjësi kushtetuese për të drejtën për arsim”-tha Mazniku, ndersa vuri theksin se, Projektligji rrit ndjeshën autonominë universitare në vend, duke deleguar kopetenca nga Ministria drejt vetë institucioneve, vendimarrjet e rëndësishme, mbi kuotat dhe kriteret e pranimit të studenëve, mbi numrin dhe pagat e stafit akademik, mbi tarifat e studimit dhe buxhetet e universiteteve.

“Ky ligj është i pari kantier i autonomisë reale. Për ne autonomi nuk është vetëm e drejta për zgjedhur trupat akademikë. Autonomia në këtë ligj shtrihet në fushën e financimit, dhe organizimit të brendshëm dhe ajo vjen natyrshëm së bashku me përgjegjshmërinë për transparencë, llogaridhënie ndaj publikut dhe sigurim të standarteve të cilësisë” deklaroi zv.ministri i Arsimit.

Ministria e Arsimit falenderon të gjithë Institucionet e Arsimit të Lartë, vijoi ne deklaraten e tij, Mazniku, që kanë përcjell tek ne vërejtjet e tyre për projektligjin. I sigurojmë ata që çdo vërejtje do të shihet me të njëjtin përkushtim dhe seriozitet që kemi dëgjuar çdo vërejtje gjatë gjithë këtij procesi. Madje në këto momente komisioni është mbledhur tashmë dhe po këqyr një nga një të gjitha vëretjet e dërguara dhe po punojmë bashkarisht për detajet e fundit që janë objekt diskutimi, për t’a përmbyllur dhe jetësuar reformën.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here