Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Lionel Messi sherr në stërvitje me trajnerin e Barcelonës”

messi-enrique15Zërat për një krisje të raportit mes Lionel Messit dhe Luis Enrique nuk kanë qenë fare të pabazuar. Grindja mes tyre ka ndodhur vërtet dhe të dy kanë lëshuar fjalë pak të sjellshme. Thuajse një muaj më pas ngjarjes në fjalë, nga dhomat e zhveshjes blaugrana vijnë konfirmime me raportin aspak idilik mes Messit dhe El Lucho-s. Është Jeremy Mathieu, francezi që zbarkoi te Barcelona nga Valencia verën e kaluar ai që zbuloi gjatë një interviste prapasenat duke deklaruar.

“Ndodhi kur u kthyem nga pushimet, – shpjegon lojtari, – Leo humbi durimin pas pësimit të një faulli gjatë një ndeshjeje në stërvitje dhe u krijua pak tension. Mes të dyve u shkëmbyen fjalë të ashpra. Gjithsesi janë gjëra që ndodhin në cdo skuadër, por u zmadhuan pasi këtu jemi te Barcelona dhe ju dha një rëndësi e tepruar asaj që ndodhi”.

Vetë personat e përfshirë në këtë ngjarje, Messi dhe Enrique kanë mohuar gjithmonë publikisht cdo fërkim mes tyre por mediat katalanase kanë regjistruar disa episode fërkimi mes tyre në një raport që duket i vështirë duke filluar nga pakënaqësia e Messit për lënien në stol në ndeshjen ndaj Real Sociedad ku Barcelona humbi, pakënaqësinë e Luis Enriques për mungesën e Messit në seancën stërvitore që më pas u justifikua me problemet gastrike të argjentinasit si dhe para këtyre zërat për një grindje mes tyre në stërvitjen e së premtes së 2 janarit, të parën për këtë vit. Dhe ky i fundit, është një episod tashmë i konfirmuar.ssport

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet