Konfindustria, Buxhuku: Mbështetje angazhimit të qeverisë për cilësinë e karburanteve

gjergj-buxhuku-10-gusht1Konfindustria, duke e mbeshtetur parimisht, shpreson, qe vullneti i shprehur se fundmi nga perfaqesuesit me te larte te ekzekutivit ne IQT/Inspektoriati Qendror Teknik, per dhenien fund te abuzimeve masive me cilesine e karburanteve te tregtuara, te zbatohet sa me shpejt dhe i plote ne terren.Konfindustria ka shprehur publikisht, se cilesia e dobet e karburanteve te tregtuara  shkakton humbje te medha financiare jo vetem per konsumatoret qytetare dhe biznese, por edhe drejtpedrejt  per vete buxhetin e shtetit deri ne 140 milion dollare/vit si fshehje fiskale. Konsumatoret fundore, qytetare dhe biznese, paguajne per perzieresit te njejten shume sikurse per karburantet e pasterta perfshire detyrimet fiskale, qe shkojne deri ne 60% te cmimeve fundore.

Konfindustria ka vleresuar gjithashtu, se demi teresor financiar, qe i shkaktohet qytetareve, bizneseve, buxhetit te shtetit dhe ekonomise kombetare ne teresi eshte mjaft me i madh sesa vlera e siperpermendur, nese merren parasysh edhe kostot nga abuzimet me volumet e shitura, demet ne makineri, teknologji, mjedis dhe shendetin e qytetareve nga cilesia e dobet e karburanteve, qe qarkullojne ne tregun shqiptar.

Kliko per me shume info
loading...