Italia zgjedh presidentin, sot raundi i katërt i votimit

Bota

parlamenti-italianParlamenti italian voton sot presidentin e vendit në raundin e katërt të votimit, pas dështimit të tre raundeve të tjera.

Sot pritet që kandidatura e kryeministrit italian Mateo Renzi, gjykatësi Sergio Matarella të votohet vetëm me votat e maxhorancës, ndërkohë që opozita shpreson në dështimin e votimit edhe në këtë raund, duke pretenduar zgjedhje të parakohshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri italian u ka drejtuar apelin e fundit partive politike për të votuar Mattarelën, por mesazhi ishte veçanërisht për ministrin Alfano, i cili pas disa takimeve intensive me ish kryeministrin italian Silvio Berluskoni, deklaroi votën e tij pro Matarelës.

Sigurisht me thirrjen e tij Renzi nuk ka bindur Forza Italian, edhe pse u përpoq të prezantojnë Matarellën si një kandidaturë gjithëpërfshirëse, dhe jo vetëm të Partisë Demokratike.

Gjithsesi, nevojiten 505 vota në votimin e sotëm për Matarellën, të cilin Renzi e quajti një shërbëtor të shtetit.

ME TE LEXUARAT