Administratori i OSHEE, Çela në Korçë: Plani investimeve, mbi 2.6 milionë USD

Aktualitet

cela-osheeAdministratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike,Adrian Çela zhvilloi disa takime me drejtuesit lokalë të Drejtorisë Rajonale OSHEE, Korçë, në kuadër të fushatës në terren, për tu njohur me problematikat e sektorit, njohjen me planin e masave dhe objektivat për 2015-n.Pas Shkodrës, Korça ishte stacioni i radhës, rajoni ky që humbjet në rrjetin elektrik i ka reduktuar me rreth 16% gjatë vitit 2014. “Është një rajon me rezultate pozitive, por jo aty ku ne duam të arrijmë. OSHEE ka vendosur targete për uljen e humbjeve, rritjen e nivelit të faturimit dhe arkëtimeve, prandaj dhe stafit të Korçës i dalin detyra të rëndësishme për 2015-n, në kuadër edhe të zotimeve që shoqëria ka ndërmarrë ndaj qeverisë dhe Bankës Botërore”, u shpreh për mediat administratori Çela.

Sipas kreut të OSHEE-së, Korça është model pozitiv për nga performanca, prandaj kërkohet që, jo vetëm të arijë objektivat, por t’i tejkalojë, në mënyrë që drejtoritë e tjera ta ndjekin nga pas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jemi të qartë se realizimi i objektivave arrihet përmes rritjes së performancës së stafit dhe investimeve, pika këto të cilat unë i trajtova me mjaft rëndësi gjatë mbledhjeve me degët e rajonit”, u shpreh Çela.

Për rajonin kryesor të Juglindjes, parashikohet ndërtimi i një nënstacioni në zonën e Ersekës, me vlerë 1.1 milionë USD, kompletimi më matësa, kabllo ABC për transmetimin, etj, në vlerë rreth 1.3 milionë USD. Në total, përfshi edhe projektet e tjera, parashikohet të investohen për vitin 2015 mbi 2.6 milionë USD, vlerë kjo që i jep garanci me furnizim cilësor rajonit të Korçës, sdimos zonave turistike, si Dardha.

Të dhënat 2014

  • Humbjet u reduktuan me 16%, duke i çuar 31.1%
  • Arkëtimet arritën 25 milionë USD, ose 101%
  • 3799 prerje të debitorëve (1309 me policinë)
  • 2.795 aktëmarrëveshje për pagesa lehtësuese

ME TE LEXUARAT