Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrau shqiptarin për një kile drogë, dënohet me 14 vjet burg

shqiptari-itali15Dënohet autori që vrau shtetasin shqiptar për  1 kile marijuanë. Ky ishte motivi banal që të riun italian në kryerjen e krimit në 11 gusht të vitit 2013, në Grosseto.
Gjykata dënoi 21-vjeçarin Mirko Fiorini me 14 vjet e 8 muaj burg, si dhe me 9000 euro gjobë.
Sipas gjykatës, shqiptari Klevis Cuko u qëllua 16 herë me thikë nga 21-vjeçari, i cili e la të vdekur.
Autori i krimit pranoi se kishte kryer vrasje, duke thënë se të dy kishin pirë kokainë. “Plagosja me thikë ishte për vetë-mbrojtje. Ai kishte vdekur kur i qëllova për herë të fundit në shpinë”, tha Fiorini, i cili kishte deklaruar se fillimisht e kishte sulmuar shqiptari.
Ai nuk bëri asgjë për të shpëtuar shtetasin shqiptar, por e la aty dhe më pas iku për të fjetur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet