Sherr në lokal në Lezhë, autori plagos pa dashje vëllain, kamarieri fsheh provat

Aktualitet

policia-lezheeePolicia e Lezhës njoftoi arrestimin e dy të rinjve në flagrancë ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim. Ata akuzohen se para mesnatës kanë tentuar të vrasin me çifte një person pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:45 policia arrestoi 34-vjeçarin Edmir Brozi (Balan) banues në Tresh të Lezhës si dhe 26-vjeçarin Arlind Jushi 26 vjeç banues në lagjen “Gurra”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftohet se më pas Policia shpalli në kërkim 25-vjeçarin Klaudio Brozi, vëllai i 34-vjeçarit të arrestuar.

Sipas policisë së Lezhës, dy vëllezërit Brozi kanë tentuar të vrasin me armë gjahu çifte shtetasin shqiptar me inicialet E.N, duke i shkaktuar dëmtime në nofull. Gjatë konfliktit i shpalluri në kërkim Klaudio Brozi ka qëlluar aksidentalisht me armë vëllain e tij Edmirin, duke e lënë të plagosur. Të dy të lënduarit marrin mjekim në Qendrën e Traumave në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka thënë se Arlind Jushi punon banakier dhe kamerier në lokalin ku ndodhi konflikti, ai akuzohet se ka fshirë e pastruar lokalin dhe nuk ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Ndaj këtij personi është ngritur akuza për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

ME TE LEXUARAT