Nis sot punën Komisioni Hetimor për ndërhyrjen në serverin e tatimeve.
Kjo është mbledhja e parë e komisionit që drejtohet nga Arben Ristani “për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore”
Në mbledhjen e tij të parë do të bëhet konstituimi i komisionit e do të përcaktohen detyrat si dhe do të miratohet rregullorja e do të zgjidhet sekretari i komisionit e do të vlerësohet plani paraprak i hetimit.
Kështu mazhoranca dhe Opozita do ti kthehen akuzave të vjetra në këtë sezon të ri politik.
Demokratët kanë akuzuar qeverinë se me bekimin e Kryeministrit Edi Rama, është ndërhyrë në bazën e të dhënave tatimore, kjo me qëllim manipulimin e tyre, nga njëra anë për të goditur bizneset kundërshtare dhe nga ana tjetër për të krijuar hapësirë për evazion fiskalë, për bizneseve pranë tyre.