Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Meta: Shqipëria mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me zonën Schengen

metaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë takimit që zhvilloi sot në Kuvendin e Shqipërisë me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, shprehu mbështetjen e Shqipërisë për forcimin institucional dhe demokratik të Kosovës, si një nevojshmëri për mirëqenien e qytetarëve dhe si një domosdoshmëri për rajonin.

Të dy zyrtarët e lartë, Meta – Hyseni, gjatë bisëdës së tyre u fokusuan në rritjen e bashkëpunimit mes dy ministrive të Brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e rritjes së sigurisë rajonale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Kryetari i Kuvendit, Meta, shprehu mbështetjen e plotë të Shqipërisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me zonën Schengen dhe theksoi se Shqipëria dhe Kosova, si dhe të gjitha vendet e rajonit tonë, duhet të eliminojnë barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet