Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kuvendi rrëzon Nishanin për ligjin e Gjykatës së Lartë dhe KLSH-në

kuvend2Shumica ka rrëzuar me votë dy dekretet e Presidentit të Republikës për Gjykatën e Lartë dhe KLSH. Dekreti për organizimin e Gjykatës së Lartë u rrëzua me 78 vota, ndërsa ai për KLSH me 76 vota kundër.

Ata pohuan se ligji i ri për Gjykatën e Lartë, që presidenti e ktheu për rishqyrtim, rrit transparencën dhe zgjedhjen me meritë të gjyqtarëve.

Ligjvënësit e shumicës theksuan se aktualisht nuk dihet se si dhe mbi çfarë vlerësimesh Presidenti zgjedh antarët e Gjykatës së Lartë.

Por opozita deklaroi se ligji i ri është antikushtetues, sepse këtë kompetencë ia heq presidentit dhe ia kalon qeverisë, pra, ligji synon kapjen e Gjykatës së Lartë nga ekzekutivi.

Partia Demokratike shprehu shqetësimin se duke ia hequr Presidentit kompetencën kushtetuese shumica po vonon integrimin në Bashkimin Europian.

Opozita tha se ishte e gatshme për të bashkëpunuar për një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi, por shumica me hapin e njëanshëm sot e fragmentoi këtë proces, duke synuar thjesht ta uzurpojë sistemin gjyqësor.

Përfaqësues të shumicës thanë se ngritja e Këshillit për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nuk prek kompetencat e Presidentit. Megjithatë edhe më parë socialistët rrëzuan kandidatët e propozuar nga presidenti Nishani për antarë të Gjykatës së Lartë.

Po me votat e shumicës, Kuvendi rrëzoi edhe dekretin presidencial për të rishqyrtuar ligjin për organizimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në seancën maratonë, Parlamenti miratoi me 79 vota pro aktin normativ për buxhetin, që më parë kishte shkaktuar debate të forta dhe përplasje mes përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës.

Ndërkaq Parlamenti ka plotësuar vakancën në KQZ duke zgjedhur tre anëtarët e rinj. Denar Biba u zgjodh anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve me 79 vota, Elvira Jorgaqi për të njëjtin post mori 77 vota dhe Gëzim Veleshnja mori 81 vota të deputetëve si anëtari më i ri i KQZ-së.

Menjëherë pas votimit Denar Biba, Elvira Jorgaqi dhe Gëzim Veleshnja u betuan në Kuvend dhe zyrtarisht janë anëtarë të Komisionit Qëndror Zgjedhor.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet