Kukës, bllokohen 600 kg kafe kontrabandë, pranga 44-vjeçarit

Aktualitet

policia-kukesEfektivët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kuëksit kanë sekuestruar një sasi prej 600 kilogram kafe, origjina e së cilës ende nuk dihet.

Burime zyrtare të policisë së Kukësit, bëjnë të ditur se si rezultat i informacioneve të marra dhe veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Policisë Qarkut Kukës është bërë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Sokol Zyberi, 44 vjeç, lindur në Topojan e banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me automjetin e tij tip “Benz Sprinter” me targa AA428T po transportonte një sasi të konsiderueshme kafeje kontrabandë.

Sapo një fakt i tillë është evidentuar, ekspertët e policisë kanë sekuestruar automjetin, me të cilin po transportohej sasia e kafesë, ku kanë gjetur edhe një sasi të konsiderueshme boronice e cila kishte destinacion tregun.

ME TE LEXUARAT