Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Isa Mustafa: Serbia të reflektojë për krimet që ka bërë në Kosovë

mustafaPas prezentimit të dokumentave nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd, që implikon shefin e Ushtrisë Serbe për masakrat në Kosovë, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka shkruar një status sa i përket dokumenteve që fundit që janë gjetur nga Fondi për të Drejtat Humanitare në Beograd, të cilat pretendohet se këto dokumente tregojnë se shefi i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, është përgjegjës direkt për krime lufte.

Për Isa Mustafën, ky është një shembull i mirë i betejës së guximshme që serbët brenda këtij fondi po e zhvillojnë për të zbardhur krimet në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Isa Mustafës

Fondi për të Drejtën Humanitare i Serbisë zbuloi dokumente që flasin për përgjegjësinë e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe për krimet e luftës në Kosovë.

Ky është edhe një shembull i mirë i betejës së guximshme që serbët brenda këtij Fond po e zhvillon për të zbardhur krimet në Kosovë. Por, kjo flet se njerëzit që kryen krime makabre në Kosovë ende mund të jenë në vendet më të rëndësishme në pushtetin serb.

Presim që edhe Qeveria e Serbisë, do të punojë në zbardhjen e krimeve, të udhëhequra nga shefi i saj i armatës dhe tjerët ndaj popullit të Kosovës, si një prej kushteve bazë të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Qeveritarët serb duhet të tregojnë përgjegjësi ndaj krimeve dhe dëmeve që shteti i tyre i ka bërë në Kosovë dhe të reflektojnë për përgjegjësinë e tyre.

Kosova dhe familjet kosovare rënkojnë nga dhimbja për të vrarët dhe të pagjeturit e tyre, prandaj gjithë ata që kanë marrë pjesë në vrasje dhe zhdukje duhet ta marrin dënimin e merituar

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet