Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Grabiten me armë tre punonjësit kinezë të minierës së Bulqizës

polici-kukes15Tre punëtorë kinezë të minierës së Bulqizës janë grabitur me armë mbrëmjen e të enjtes në stacionin elektrik të qytetit.
Shtetasit kinezë ishin duke dalë nga një dyqan në momentin kur u grabitën nga dy të rinj, të cilët u arrestuan menjëherë nga policia.
Të rinjtë e armatosur dhe të maskuar arritën t’u merrnin shtetasve kinezë 100 mijë lekë.

Dy grabitësit u kanë kërkuar të dorëzojnë menjëherë gjithçka kishin me vete, të holla dhe sendet që kishin blerë në dyqan. Madje, mes palëve ka nisur dhe përleshja fizike. Grabitësi që mbante me vete një armë tip kallashnikov u ka marrë rreth 100 mijë lekë të vjetra.

Pas denoncimit në polici, shumë shpejt është bërë operacioni për kapjen e dy grabitësve. Sipas policisë lokale, autorët e dyshuar për këtë ngjarje janë Selim Rushiti dhe Edison Daka, të cilët u gjetën të fshehur tek një ndërtesë e braktisur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet