Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gerard Pique dhe Shakira bëhen prindër për herë të dytë

shakira-piqueMbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique dhe këngëtarja e njohur Shakira janë bërë prindër për herë të dytë.

Këngëtarja kolumbiane solli në jetë sërish një djalë mbremjen e te enjtes, pas një ndërhyrje cezariane në qendrën spitalore “Quiron Tecknon” në Barcelonë, njoftuan mediat vendase.

futbollisti Pique, 27 vjeç dhe Shakira, 37 vjeçe bënë të ditur lajmin pak para mesnate. Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur emri i fëmijës, që erdhi në jetë pak më shumë se dy vjet pas fëmijës së parë të çiftit, i cili quhet Milan.

Rreth 24 orë më parë Pique u aktivizua për 90 minuta në fitoren 3-2 të Barcelonës në Kupën e Mbretit ndaj Atletikos në “Vicente Calderon”. Po ashtu si edhe me fëmijën e tyre të parë, Pique dhe Shakira do të vazhdojë traditën e familjes duke e bërë djalin anëtar të klubit të Barcelonës.

Pique dhe Shakira janë bashkë që prej vitit 2010 dhe pavarësisht se pesë vite nuk janë pak, romanca mes çiftit mbetet ende si në ditët e para.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet