Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar për vrasje në Berat në 2001

Aktualitet

rinas2014Një shtetas shqiptar i dënuar në mungesë për vrasje është ekstraduar nga Italia. Burimet zyrtare thanë se nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana,  u krye ekstradimi nga Italia, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Edvid NDILE, vjeç 46, banues në Berat.

Sipas policisë, ky shtetas, ishte i  shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi,  Gjykata e Rrethit Berat me vendimin Nr. 82 datë 21.06.2002  e ka denuar shtetasin Edvid NDILE me 17 vjet burg per Veprën Penale të "Vrasjes me paramendim" të parashikuar nga Neni 78 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I ekstraduari është akuzuar se në Prill të vitit 2001, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin tre persona. Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi G. R.

“Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali,  u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Edvid NDILE.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, njoftoi policia.

ME TE LEXUARAT