Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së të shtunës kundër Real Sociedadit në “Santiago Bernabeu”.
Ylli kolumbian, James Rodriguez është në dyshim për këtë ndeshje, pasi të enjten, nuk ka marre pjese ne stërvitje me ekipin për shkak të gripit.
Po ashtu, strategu italian për këtë takim nuk do të mund të llogarisë as në shërbimet e yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili është ndëshkuar me dy ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Cordobas.
Ndërkohë në këtë ndeshje pritet të debutojë përforcimi i ardhur nga Cruzeiro, mesfushori brazilian, Lucas Silva.