Vajza vdes nga gëzimi i propozimit për martesë

Kliko per me shume info

vajzaNjë vajzë ka vdekur në Ibiza pasi ka rënë nga shkëmbi derisa po festonte propozimin e martesës që ia bëri i dashuri i saj.

Policia ka thënë se ajo ka humbur baraspeshën pasi partneri i saj i propozoi martesën në maje të malit ku kishin shkuar për të shijuar perëndimin e diellit.

Kliko per me shume info

Dimitrina Dimitrova, 29-vjeçare, ka pësuar sulm në zemër shkaku i lëndimeve të marra nga rënia në resorin e Cala Tridas në bregdetin perëndimor të Ibizas.

Ajo ishte gjallë, por pavetëdije kur erdhën mjekët, ndërsa vdiq pak minuta më vonë.

 

Vdekja e saj ka ndodhur në një aksident tragjik dhe të tmerrshëm”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

 

Ndërsa disa burime kanë bërë të ditur se i dashuri i saj jetoi dhe punoi në Ibiza kurse e Dimitrova kishte arritur dy ditë më parë për ta vizituar atë.

 

“I dashuri i saj jetoi dhe punoi në Ibiza. Ajo arriti dy ditë më herët për ta vizituar atë dhe po kërkonte punë”, ka thënë burimi.

 

“Ajo ra pak sekonda pasi partneri i saj e befasoi atë me propozim dhe kërceu nga gëzimi”, ka shtuar burimi.

 

Besohet se vdekja e saj e ka tmerruar të dashurin i cili kishte gjetur vendin e bukur për propozimin e martesës.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here