Vetëm tifozët e vërtetë mund ta kuptojnë këtë. Një tifoz i Romës, ka refuzuar seks me Illary Blasin, gruan e Francesco Tottit.
Një tifoz i Romës, i ka refuzuar edhe provokimet e nxehta të gruas së Francesco Tottit, vetëm për të treguar se sa e do kapitenin dhe klubin verdhekuq.
Videoja që po bën bujë nëpër rrjetet sociale, është shpërndarë nga “Mediaset”.
Në kamerën e fshehtë, gruaja e Francesco Tottit, Ilary Blasi, e nxit seksualisht disa herë tifozin e Romës, por ai nuk e pranoi ofertën.
Tri refuzime të njëpasnjëshme nga djaloshi që e konfirmoi se para seksit mendon për kapitenin që e dashuron.