Stadiumi i Realit mund të quhet "Abu Dhabi Bernabeu"

Sport

realiiTë drejtat e emrit të stadiumit të famshëm të Real Madridit "Santiago Bernabeu" i janë shitur një konsorciumi me seli në "Abu Dhabi".

Sipas AS, presidenti i Realit, Florentino Perez, është xhiruar duke i thënë kryebashkiakut të Madridit, Lucia Figar, se stadiumi i Real Madridit do të mund të riemërohet nga grupi investues i Emirateve, IPIC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Mund të quhet 'Bernabeu IPIC' apo 'CEPSA' apo si të duan ata", ka thënë Perez, transmeton koha.net.

Gazeta thotë se IPIC, që ka blerë edhe kompaninë spanjolle të naftës dhe sponsorin e Realit, CEPSA në vitin 2011, ka refuzuar idenë për të përdorur shkurtesat e veta në stadium dhe pritet që stadiumi të marrë emrin "Abu Dhabi Bernabeu".

Besohet se IPIC do të investojë 500 milionë euro në renovim të stadiumit dhe do t'i paguajë klubit 20 milionë euro në vit, në këmbim të ndërrimit të emrit.

ME TE LEXUARAT