Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Smith: Nuk jam si Adele

sam-smith-690x414Sam Smith vazhdimisht është quajtur si “Adele mashkull”, por kjo nuk i pëlqen këngëtarit britanik, i cili ka thënë se krahasimet e tilla janë “të mërzitshme”.

Krijuesi i hitit “Stay with Me” ka thënë për revistën “Rolling Stone” se ai është ndryshe nga Adele dhe se krahasimet me yllin britanik janë të mërzitshme.

“Ne dallojmë shumë dhe mendoj se krahasimet e kohëpaskohshme mund ta mërzisin atë”, ka thënë Smith.

“Është e mërzitshme kur njerëzit nuk mund të dallojnë dy yje të popit”, ka shtuar ai.

Smith gjithashtu ka pohuar se do të turpërohej sikur ta fitonte çmimin “Grammy” para Beyonces.

“Ajo e meriton më shumë se unë. Do të turpërohesha nëse unë e fitoj para saj. Nëse do e fitoja, do t’ia jepja asaj çmimin”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet