Kreu i Parlamentit Europian, Martin Shulc, pritet të mbërrijë pas pak orësh në Athinë për tu takuar me kreun e qeverisë së re të vendit, Aleksis Tsipras.
Gjermani është i pari zyrtar i Bashkimit Europian që do të takohen me Kryeministrin e ri që pas fitores së Syriza-s në zgjedhjet e së dielës.
Shulc, gjithashtu pjestar i të majtës europiane, pritet të këshillojë Tsiprasin që të frenojë me masat drastike që ka ndërmarrë që prej ditës së parë në pushtet, duke pezulluar disa marrëveshje të arritura nga qeveria e mëparshme me Trojkën e kreditorëve.
Pak orë para se të mbërrijë në Athinë, Shulc gjithashtu i ka këshilluar Greqisë që të mos devijojë nga qendrimi i Bashkimit Europian ndaj Rusisë për sa i përket krizës në Ukrainë.
“Nuk mund të kërkosh solidaritet nga Europa dhe më pas të ndahesh që në qendrimin e parë zyrtar. Do të diskutoj me Tsiprasin edhe programin e qeverisë Gjermane për sa i përket ekonomisë dhe atë që duhet të bëjë Greqia për çështjen e borxheve”, mësohet të ketë thënë Shulc për televizionin gjerman, ZDF.