Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shpërthen kamioni me gaz në maternitet, një e vdekur, dhjetëra të plagosur

meksike-maternitetShpërthimi i një kamioni që transportonte gaz natyror pranë një materniteti, të enjten në pjesën perëndimore të qytetit të Meksikos, ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të ndërtesës. Media lokale raporton për 1 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Pamjet televizive tregojnë punonjësit e kërkim-shpëtimit të futen mes rënojave të shpërthimit, ndërsa kryebashkiaku Miguel Angel Mancera, bëri të ditur se mes dhjetëra të plagosurve shumica janë gra dhe fëmijë, por edhe se shumë të tjerë janë evakuuar nga vendngjarja. Shumë prej të plagosurve janë dëmtuar prej ciflave të xhamave.

Shumë zona të qytetit të Meksikos nuk kanë vende të posaçme furnizimi me gaz, ndaj dhe e vetmja mënyrë për ta dërguar këtë mjet të domosdoshëm në to është përmes transportit me kamionë.

Angel Mancera ka bërë të ditur se trupi i një femre është gjetur brenda spitalit, ndërsa më herët tha se të paktën 54 persona ishin të plagosur, 22 prej të cilëve fëmijë.

Shpërthimi ngriti një shtëllungë tymi mbi vendngjarje, ndërsa një tjetër problem është se të dëmtuarit janë dërguar në një spital të afërt, duke pasur mungesa të konsiderueshme autoambulancash, sipas shefit të njësisë lokale, Rubalcaba

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet