Seks në publik në Tiranë, policia arreston homoseksualët nga Bathorja

Aktualitet

durres-policiDy persona u arrestuan në flagrancë nga policia e Tiranës duke kryer marrëdhënie homoseksuale me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në kryeqytet në zonën e zogut të Zi.

Policia e Tiranës deklaroi se janë arrestuar 18-vjeçari me inicialet M.Gj. dhe një 23-vjeçar me inicialet E.A.  Të dy personat mësohet se janë banues në Bathore.

Sipas burimeve zyrtare mësohet se ndalimi i të dyshuarve u krye rreth orës 17:00 të së martës, pas një banese private në afërsi të sheshit “Shqiponja”, në anë të rrugës “Dritan Hoxha”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia deklaroi se të rinjtë janë vënë në pranga teksa po kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës që njëri i ofronte tjetrit.

Ata mësohet se janë denoncuar nga banorët e zonës, të cilët telefonuan në sallën operative policinë.

Në  vendin e ngjarjes mbërritën dy patrulla të Komisariatit nr.3 dhe më pas dy homoseksualët u kapën në flagrancë pasi, përveç se kryenin vepra të turpshme në publik, akuzohen edhe për prostitucion.

Pas hetimeve të kryera nga policia mësohet se i arrestuari 23-vjeçar me iniciale M.Gj, ka paguar djalin më të ri, për të kryer marrëdhënie homoseksuale me të.

Banorët e zonës deklaruan se nuk është hera e parë që ata shohin skena të tilla pranë shtëpive të tyre.

ME TE LEXUARAT