Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Riatdhesohen 50 shqiptarë, vinin nga Franca, Gjermania, Belgjika dhe Danimarka

riatdhesim-640x356Policia e Shtetit në bashkëpunim me Autoritetet ligjzbatuese Franceze, kanë realizuar gjatë ditës së sotme një operacion riatdhesimi nga Franca në drejtim të Shqipërisë të 50 shtetasve shqiptarë, koordinuar dhe bashkë-financuar nga Agjencia Europiane për Kufirin FRONTEX.

Shtetasit që u riatdhesuan sot përmes një avioni special (charter), janë shtetas të kapur apo konstatuar në situatë të parregullt qëndrimi në Francë dhe në disa shtete të tjera të BE-se, pikërisht në Gjermani, Belgjikë dhe Danimarkë.

• Nga Franca u kthyen 22 shtetas (meshkuj)
• Nga Gjermania u kthyen 19 shtetas (3 familje, 3 gra + 9 fëmjë)
• Nga Belgjika u kthyen 8 shtetas (meshkuj)
• Nga Danimarka u kthye 1 shtetas (mashkull)

Në këtë fluturim riatdhesimi policia shqiptare ka siguruar tërësisht eskortën shoqëruese, e cila përbëhet nga Njësia e Lëvizshme Territoriale Delta Forcë, Vlorë, e trajnuar dhe certifikuar nga Agjencia Europiane FRONTEX në vitin 2014.

Në përbërje të eskortës marrin 2 punonjëse policie femra, 1 psikologe femër dhe 1 mjek.
Gjithashtu në kuadrin e Mekanizmit të Monitorimit për Parandalimin e Torturës marr pjesë dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, me qëllim monitorimin e respektimit të drejtave të personave që riatdhesohen. Në fluturime të tilla përfaqësuesi i Avokatit të Popullit ftohet gjithmonë të marrë pjesë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, Zv/Ambasadorja Gjermane, përfaqësues nga Ambasada Franceze, etj., ndoqën nga afër në Aeroportin e Rinasit këtë operacion riatdhesimi.

Ndërkohë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Kufirin e Migracionin,Genc Merepeza, në një prononcim për mediat e pranishme, evidentoi faktin se ky operacion riatdhesimi dëshmon dhe një herë nivelin dhe efikasitetin e veprimeve të efektivave tona policore, të specializuara në këtë drejtim, njëherazi dëshmon më së miri vendosmërinë e shtetit dhe Policisë Shqiptare për të respektuar dhe përmbushur detyrimet në kuadër të lëvizjes së lirë në hapësirën shengen, si dhe domosdoshmërinë e respektimit të rregullave nga të gjithë shtetasit shqiptar, pasi do të përballen me penalitete, që ndër të tjera kufizojnë dhe lëvizjen e tyre deri në 5 vite këtë zonë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet