Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Piloti shqiptar i vdekur në helikopterin me drogë, pikënisja e trafikut në Tiranë?

sokol-feka155Ushtaraku 41 vjeçar, majori Sokol Feka i cili ka gjetur vdekjen pas rrëzimit të helikopterit me drogë që ai drejtonte në Spanjë, ka lindur në Kucovë dhe prej vitesh është pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Piloti Feka është pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh.  Mësohet se ka qenë ushtar pranë Shkollës së Aviacionit dhe më pas ka filluar studimet për pilot. Ishte në mesin e pilotëve më të mirë që kishin Forcat e Armatosura, pasi ishte trajnuar disa vite në vende të ndryshme në kuadër të Ushtrisë, ku kohët e fundit kryente detyrën e instruktorit për piltotët e rinjë në repartin e Helikopterëve në Farkë.

CV-ja e pilotit Feka është mjaft e pasur në lidhje me trajnimet e kryera, në drejtim të cilit rezulton se kanë investuar edhe Forcat e Armatosura. Nga të dhënat e MInistrisë së Mbrojtjes, mësohet se Feka ka kryer me sukses të lartë trajnimin disa mujor në Itali për helikopterët. Ku më pas bashkë me 12 pilotë të tjerë të Ushtrisë ka qenë në trajnim në Mbretërinë e Bashkuar ku janë trajnuar për të fluturuar me instrumenta.
Pas këtij trajnimi disa mujor, Sokol Feka është në mesin e pilotëve të trajnuar në Francë për helikopterët e rinj, COUGAR ku është stërvitur për të pilotuar ato në kohë të ndryshme. Ndërsa në vitin 2009 është graduar me gradën Major dhe kryente detyrën e instruktorit.
Përveç trajnimeve brenda dhe jashtë vendit, mësohet se piloti Sokol Feka ishte i martuar dy herë, ku me bashkëshorten e parë ka dy fëmijë dhe me të dytën një. Ndërsa pas orarit zyrtar të punës pranë repartit të Helikopterëve, Feka kishte një kompani private që merrej me pastrim.
Sipas këtyre burimeve, kompania e pilotit Feka bënte pastrimin e disa kazinove dhe lojrave të fatit në Tiranë prej vitesh, ku siç duket gjatë këtij aktiviteti mund të jetë njohur me persona që kryejnë aktivitete të paligjshme, të cilët e kanë angazhuar në misionin e tranportit të lëndës narkotike, ku edhe gjeti vdekjen.abcnevvs

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet