PD, Malltezi: Ndërtuesi i sarajeve të Ramës, zapton liqenin, shkel 4 ligje, dhe është i paprekshëm

Politikë

mallteziPartia Demokratike përmes sekretarit për mjedisin Jamarbër Malltezi ka denoncuar shkeljen e ligjit nga kreu I Aluiznit Artan Lame sipas të cilit po lejon objektet pa leje në kundërshtim me planin rregullues.

Dhëndërri i ish kryeministrit Berisha, Malltezi, tha se INUK ka shkatërruar pronën e ligjshme të mijëra qytetarëve, por nuk prek vilat e paligjshme të mikut të Edi Ramës, vetëm 2 km larg zyrave të qeverisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këto janë dy ndërtime të paligjshme brenda Parkut të Madh të Liqenit. Sipas ligjeve në fuqi në parqe nuk lejohet as të jepet leje zhvillimi dhe as të legalizohen objekte ndërtimi. Për më tepër, parqet, zonat arkeologjike dhe vija bregdetare janë të vetmet raste ku INUK ka tagër të veprojë pa pritur asnjë njoftim nga pushteti vendor.

Në këtë rast, Inspektoriati Ndërtimor vendor ka vendosur prishjen e këtyre objekteve.

Pse nuk prishen? Pse INUK bëhet SNUK?

Arsyen e kësaj paligjshmërie kriminale tek Parku i Madh i Liqenit, duhet ta kërkojmë në Surrel.

Lidhja e pronarit të këtyre objekteve me Edi Ramën është e njohur dhe ka themele e mure të forta”, u shpreh Malltezi.

 

ME TE LEXUARAT