Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Parlamenti miraton sot anëtarët për 3 vendet vakante të KQZ-së

kuvendiParlamenti miraton sot propozimet për anëtar të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Gëzim Veleshnja, janë zgjedhur nga mazhoranca për Komsionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Opozita ka refuzuar tre emrat e të majtës për Komision Qendror të Zgjedhjeve, duke mos i votuar në Komisionin e Ligjeve.

Demokratët i kërkuan mazhorancës që në vendet bosh që i takojnë për ti plotësuar të zgjedhë tre emra të tjerë, pasi këta nuk plotësojnë kriteret ligjore.

Por mazhoranca në Komision, nuk e mori parasysh kundërshtimin e demokratëve.

Ndonëse nuk i kanë prekur shumicën opozitës në Komision, kishte deputetë të mazhorancës që këtë e cilësuan jo të drejtë, duke kërkuar që në një moment të dytë kjo të rishikohet.

Parlamenti do të kalojë sot edhe dekretin e Presidentit “Për kthimin e ligjit për Gjykatën e Lartë.

Shumica qeverisëse e rrëzoi dekretin në Komisionin e Ligjeve ndërsa Opozita akuzoi mazhorancën se po shkel marrëveshjen e 24 dhjetorit mbi gjetjen e konsensusit dhe mospërdorimin e shumicës së cilësuar.

Parlamenti shqyrton gjithashtu edhe një tjetër dekret të Presidentit, atë të kthimit të ligjit për Kontrollin e Lartë të Shtetit që pritet të hapë gjithashtu debate.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet