Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mancini: Interi do të ringjallet

manciniiiInteri po kalon një moment të vështirë, dhe dicka të tillë e tregon më së miri vendi i 10-të në klasfikimin e Serisë A pas 20 javëve të para. Ndryshimi në drejtim nga Mazzarri te Mancini nuk ka sjellë frytet e duhura te skuadra zikaltër dhe objektivi për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm është gjithnjë e më larg.

Megjithatë Roberto Mancini kërkon të rikthejë optimizmin në shtëpinë e Interit dhe në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se shumë shpejtë do të vijë momenti që zikaltërit do të jenë sërish protagonistë.

“Është e vërtetë që nuk po kalojmë një moment të mirë forme, por ne jemi Interi dhe gjithmonë do të synojmë maksimumin. Jemi duke punuar fort për të mbërritur në Champions League por edhe për më tepër. Nëse gjërat do të shkojnë keq do të përpiqemi të ringrihemi sezonin e ardhshëm. Unë jam i sigurt se kjo skuadër në sezonin futbollistik 2015-2016 do të luftojë për titullin në Serie A”.

Gjatë ditëve të fundit po përflitet shumë për një transferim të Yaya Toure te Interi gjatë verës së ardhshme, Mancini e ka një përgjigje edhe për këtë.

“Yaya është një nga futbollistët më të fortë në Botë, dhe do të jetë ende edhe për disa vite të tjera. Ai ka luajtur për shumë skuadra gjatë karrierës së tij, dhe kudo ku ka shkuar ka bërë me të vërtetë mirë. Ne do të synojmë ta afrojmë atë në ekip gjatë verës, pasi Toure do të ishte një opsion shumë mirë për të përmirësuar skuadrën tonë”.

Në fund një mendim i Mancinit shkoi edhe për Antonio Cassanon, Mauro Icardin dhe Pablo Daniel Osvladon.

“Është e vërtetë që po kërkojmë në merkato ndonjë futbollist që mund të luajë edhe në Europa League. Megjithatë një gjë të tillë nuk e kemi bërë me Cassanon, pasi deri dje nuk e dinim që ai do të ishte një lojtar pa kontratë. Icardi? Shpresoj që ai të shënojë tre gola për ndeshje dhe të jetë gjithmonë deciziv për skuadrën tonë. Përsa i përket Osvaldos dua të them që më vjen me të vërtetë shumë keq për atë cfarë ndodhi. Ai është një djalë shumë i mirë dhe nuk doja që të përfundonte kështu mes nesh”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet