Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lame i përgjigjet Malltezit: Qeveria ka marrë nën mbrojtje të gjithë çfarë ka mbetur nga parku i Liqenit

lameDrejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame deklaroi të enjten se qeveria shqiptare ka marrë nën mbrojtje të gjithë çfarë ka mbetur nga parku i Liqenit dhe gjithçka ka mbetur e gjelbër në kurorën e Tiranës.

Lame gjatë një deklarate për shtyp të dhënë sot iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike se qeveria po përpiqet të bëjë legalizime në Parkun e Tiranës.

Kreu i ALUIZNI-t shpjegoi se kufijtë e Parkut të Liqenit janë miratuar me vendim të KRRTRSH në vitin 2004. Sipas atij vendimi, theksoi Lame, zona për të cilën akuzon Sali Berisha sot, përfshihej brenda Parkut të Liqenit. Por, vijoi ai, tre vjet më pas, në kuadër të shpalljes së vendbanimeve informale që hyjnë për legalizim, i njëjti institucion, pra KRRTSH, tashmë i drejtuar nga Sali Berisha, ka marrë vendim në vitin 2007, në të cilin zona e Parkut shpallet vendbanim informal.
“Në atë kohë kjo zonë kishte shumë pak ndërtime pa leje, sepse njerzit e kishin frikën që është zonë e Parkut, por mënjëherë pas shpalljes “zonë Informale”, ajo u mbush me ndërtime, shtëpi dhe vila banimi, restorante, hotele, madje edhe seli diplomatike. Një pjesë e këtyre objekteve edhe janë legalizuar, po në kohën e Saliut”, shpjegoi Lame. Parku i Tiranës dhe kafshimet që i janë bërë atij në tetë vjetët e qeverisjes së Sali Berishës dhe në katër vjetët e Lulzim Bashës, u shpreh Lame, janë një dhembje pafund për të gjithë ne.

“Asnjëherë Lulzim Basha nuk denoncoi këtë kafshim të Parkut të Tiranës, ashtu siç nuk denonocoi kafshimin që u bë në krah të Universitetit, ashtu siç nuk denoncoi kafshimin që ju bë në rrugën e Elbasanit, ashtu siç nuk denononcoi, madje i dha vetë lejet në Zonën e Digës. Edhe tani nuk del nga vrima e vet, por nxjerr vjehrrin dhe dhëndrin për të na i lënë në derë ne gjithë doçërit e tyre”, deklaroi ai.

Sipas tij, qeveria po merr masa për të rikthyer si pjesë të Zonave të Gjelbra gjithë zonën në krah të Universitetit të Tiranës, duke anulluar lejet në Zonën e Digës së Liqenit, duke i rikthyer Parkut atë ç’ka mund ti kthehet nga kjo zonë, duke i dalë edhe kundër vendimit të Saliut që tani pikërisht për këtë gjë hidhet përpjet dhe na akuzon ne. Së shpejti, tha ai, qeveria do fillojë një projekt për pastrimin e Parkut nga ndërtimet pa leje dhe kjo është arsyeja që Saliu na sulmon neve.

“Qeveria ka edhe një program për pyllëzimin e zonave të zhveshura të Parkut, dhe kjo është prap një tjetër arsye se pse Saliu na sulmon neve. Disa qindra shtepi te ndertuara ne keto zona qe dikur ishin Park, kanë aplikuar për legalizim dhe po trajtohen sipas ligjeve që deri dje u sherbenin vetem familjareve dhe seksereve të Saliut e te Lulit.Qeveria ka marre nën mbrojtje të gjithe cfare ka mbetur nga parku i ngrene prej Saliut Lulit dhe dhenderrit te tij, dhe gjithcka ka mbetur e gjelber ne kuroren e Tiranes”, tha Lame.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
1 Comment
  1. xhardinieri says

    S’lan gje pa viedhur vrar e shitur ne kurrizt te popullit dhe tani dalin pa pik turpi per para ketij populli.

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet