Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kuvendi i Shqipërisë nderon viktimat e Holokaustit

kuvendiSeances së sotme të Kuvendit të Shqipërisë i ka paraprirë një ekspozitë në nderim të viktimave të Holokaustit,  të vendosuar në fasadën hyrëse të godinës së Kuvendit.

Ndërkaq para nisjes së seancës plenare është zhvilluar një ceremoni e posaçme për të përkujtuar viktimat e holokaustit, ku ka marrë pjesë dhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Cohen.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha me këtë rast , se “është nder  që çelim këtë seancë duke sjellë në kujtesë viktimat e Holokaustit në kete ditën ndërkombëtare. Këtë javë e gjithë bota nderoi me dhimbje persekucionin e një kombi të tërë nga nazistët dhe sot kujtojmë një nga momentet më të errëta të historisë moderne.  Përulemi me nderim për sakrificën e atyre që refuzuan të përkulen ndaj barbarisë nazistë. Ne kujtojmë me krenari dhe përulje të gjithë hebrejtë që jetuan në Shqipëri që gjetën bujarinë dhe besën shqiptare”, tha Meta.

Po ashtu, kryetari i Kuvendit shtoi se “Shqipëria është vendi ku hebrejtë ishin më shumë pas luftës sesa para saj. “Besa, bujaria mikpritja, tolerance e shqiptarëve janë elementë  thelbësorë të kombit shqiptar dhe idetifikojnë Shqipërinë,  si shembull bashkëjetëse duke na bërë krenarë”, cilësoi ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet