Kupa e Italisë, Morata kualifikon Juventusin

Aktualitet

morataSulmuesi i ardhur gjatë verës nga Real Madrid, Alvaro Morata e ka kualifikuar Juventusin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Sulmuesi e shënoi golin e vetëm në ndeshje kundër Parmës (1-0). Në pjesën e parë nuk kishte gola, kurse edhe në pjesën e dytë Juventusi nuk arrinte të shënoje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kur të gjithë pritën që skuadrat të shkojnë në vazhdime në skenë doli sulmuesi Morata, duke shënuar golin e fitores në fund t ndeshjes, transmeton “KosovaPress”.

Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Lazio, e cila e mposhti Milanin me rezultat 1-0. Juventusi përveç këtij suksesi është në rrugë të mirë që të shpallët kampion edhe në Seria A.

ME TE LEXUARAT