Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kuba kërkon t’i kthehet baza në Guantanamo

kubaPresidenti i Kubës, Raul Castro, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, që para normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, t’ia kthejnë Kubës bazën ushtarake në Guantanamo.

Castro po ashtu ka kërkuar që të hiqet embargoja e tregtisë nga SHBA-ja, si dhe të largohet Kuba nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

Muajin e kaluar, dy vendet janë pajtuar që të normalizojnë marrëdhëniet pas më shumë se 50 vjetësh armiqësi.

Bisedimet e para të nivelit të lartë janë mbajtur javën e kaluar.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka kërkuar Kongresit, po ashtu javën e kaluar, që të heqë embargon për Kubën, të vendosur më 1962.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet