Kosovë, Apeli lë në fuqi arrestet për 28 të dyshuar për terrorizëm

Kosovë&Rajon

prokuroria-kosoveGjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar, si të pa bazuara ankesat e një grupi të pandehurve, kundër caktimit të masave të sigurisë nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjykata vendosi që të mbeten në fuqi masat e shqiptuara nga ana e gjykatës së shkallës së parë, si në aktvendimet e saja ë të datës 30.12.2014, 06.01.2015 dhe 09.01.2015.

Sipas këtyre vendimeve 16 nga të dyshuarit do të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim edhe për dy muaj, 5 në arrest shtëpiak , ndërsa ndaj 7 të tjerëve është shqiptuar masa e paraqitjes në stacion policor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veprat për te cilat dyshohen këta persona janë: Organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste, nxitje e përçarjes, urrejtjes ose modulimit kombëtar, racor dhe fetar, regrutim për terrorizëm si dhe mbajte nën kontroll, pronësi, posedim apo shfrytëzim te pa autorizuar të armëve. Të gjitha këto te dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, vlerëson se qëndrojnë arsyet ligjore nga neni 187 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, për caktimin e masave të larte cekura, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer këto vepra. Kjo për faktin se ne rastin konkret kemi të bëjmë , me një grup të dyshuar kriminal, të organizuar, për të cilin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore në vitit 2012, 2013 dhe 2014, iu kanë bashkangjitur grupit terrorist ne SIRI, të quajtur ISIS. Po ashtu disa nga ta pandehurit përmasë mesazheve elektronike dhe formave tjera kanë bërë tirrje publike tek qytetarët që të shkojnë në Siri dhe te radhiten përkrah grupeve terroriste.

Gjykata e Apelit vlerëson se parëndësia e saj ka vepruar drejt kur ka konstatuar, se heqja e këtyre masave, mund te ndikonte në rrjedhën normale te procedurës, përsëritjen e veprës penale, apo edhe ikjen ose arratisjen e te pandehurve.

ME TE LEXUARAT