Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Jahjaga dekreton ligjin që ndalon likujdimin e Trepcës

jahjaga15Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka dekretuar ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre të miratuar në seancën e Kuvendit.

Në një postim në Facebook Jahjaga ka bërë të ditur se qëllimi i këtij ligji është që t’i japë kohë dhe hapësirë Qeverisë së Kosovës të parandalojë likuidimin e Trepçës, kësaj pasurie të patjetërsueshme të Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe të krijojë kushtet që do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Shpresoj që ky ligj do t’i mundësojë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të gjejnë zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme për këtë aset vital të Republikës së Kosovës që do të rrisë prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar Jahjaga.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet