Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Jabllanovic: S’e kam ndërmend të jap dorëheqje

jabllanovicMinistri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq ka thënë se në asnjë moment nuk ka pasur dilema nëse duhet të japë dorëheqje ose jo. Kjo pasi që, sipas tij, nuk ka bërë asnjë shkelje si ministër.

“Kërkesa për shkarkimin tim është vetëm një shkas për shkarkimin e Qeverisë së Kosovës, sepse është e qartë se opozita shqiptare nuk është në gjendje për të ardhur në pushtet me metoda demokratike. Dhe për këtë fare nuk mendoj”, ka thënë Jabllanoviq.

Ai ka shtuar se opozita në Kosovë ka zgjedhur rrugën për të ardhur në pushtet, por ai është i bindur që Qeveria aktuale do të tejkalojë krizën.

“Lista Serbe në asnjë moment nuk ka nxitur destabilizimin, qëllimi ynë është që të krijohet siguri dhe stabilitet për të gjithë qytetarët”, ka shtuar ai.

Në pyetjen se lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të ndalen së protestuari deri sa ai të japë dorëheqje, Jabllanoviq ka përsëritur se në asnjë moment nuk ka pasur dilema rreth kësaj çështje.

“Në asnjë moment nuk kam pasur dilema nëse duhet të jap dorëheqjen. Nuk kam thyer rregullat që duhet zbatuar nga një ministër, dhe deklarata ime, e cila thuhet se ka nxitur protestat, është sqaruar e tëra për të gjithë, me përjashtim të atyre që e përdorin atë si një pretekst për dhunë”, ka theksuar Jabllanoviq për mediat serbe, citon telegrafi.

Ai ka folur edhe për “Trepçën”.

“Çështja e Trepçës është shumë komplekse. Jam i lumtur që të njëjtin mendim ndajnë edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, të cilët zgjidhjen e këtij problemi kanë vendosur ta bëjnë në mënyrë të qetë dhe të duhur”, ka thënë Jabllanoviq.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.