Hyn i armatosur në televizion në transmetim Live, ka cfarë kërkoi

Soft
Hyn i armatosur në televizion në transmetim Live, ka cfarë

Një burrë i armatosur u fut në televizionin kombëtar NOS, por u ndal nga autoritetet holandeze, përpara një tragjedie. Personi i maskuar ndërpreu transmetimin e edicionit të lajmëve, pasi u fut në ndërtesën e televizionit kombëtar të Holandës, duke kërkuar 10 minuta transmetim të drejpërdrejtë.

Stafi u evakuua menjëherë nga ndërtesa që ndodhet në Media Park,  në qendër të qytetit të Hilversum. Njeriu, i cili ishte i veshur mirë dhe mbante një pistoletë, hyri në studion e televizionit, raportojnë mediet holandeze. I veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë, personi mbante një pistoletë në dorë dhe vërtitej rreth studios,  e cila duket bosh në video.

Në orën 20:00 televizioni NOS shfaqi një mesazh që shkruante “Në lidhje me rrethanat, transmetimi nuk është në dispozicion në këtë kohë”. Deri tani nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima dhe policia nuk ka dhënë asnjë informacion. Faqja e internetit NOS ende nuk ka shfaqur asnjë informacion në lidhje me incidentin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas drejtorit të NOS,  Jan de Jong, personi i armatosur kishte kërkuar të shkonte në studion e lajmeve të mbrëmjes, por në vend të kësaj një roje e mori atë dhe e çoi në studio ku transmetohen buletinet e javës. Kur policia mbërriti, ajo e urdhëroi atë të hedhë armën dhe të shtrihet në dysheme. Motivi i burrit është ende i paqartë.

Në video ai thotë: “..Gjërat që do të thuhen, (pauzë)ato janë punë të mëdha botërore Ne u punësuam nga shërbimet sekrete”.

Burri kishte përgatitur një listë me kërkesa dhe kërkonte 10 minuta kohë transmetimi.

ME TE LEXUARAT