Drejtori Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se do të ndërrojë ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës nëse ata nuk përmbushin atë që nga ta pret bashkësia serbe.
Ai nuk ka saktësuar nëse kështu do të bëjë edhe me Aleksandër Jabllanoviqin, dorëheqjen e të cilit e kishte paralajmëruar dje Kohavisioni.
Zyrtari serb, i ngarkuar me Kosovën, ka thënë se autoritetet e Prishtinës protestat mund t’i përdorin për mosrealizim të asaj, për të cilën është arritur marrëveshje në Bruksel.
Burime brenda kabinetit qeveritar i kanë thënë mbrëmë KTV-së se ministri Jabllanoviq pritet të japë dorëheqje dhe se këtë ia kanë kërkuar partnerët e koalicionit, Mustafa dhe Thaçi.
Shtytës për këtë dorëheqje, sipas burimeve, është edhe presioni ndërkombëtar, i cili kërkon stabilitet me çdo kusht në Kosovë, përcjell koha.net. Jabllanoviq i kishte quajtur egërsira protestuesit e 6 janarit në Gjakovë. Kjo deklaratë e tij nxiti reagime të shumta, duke organizuar protesta në shumë qytete të Kosovës dhe dy të mëdha në Prishtinë.