Enrique: Tek Barcelona gjithcka është për mrekulli
Lajmifundit
/
29 Janar 2015, 14:30
Sport
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është ndarë i kënaqur me lojën që e zhvilloi ekipi i tij kundër Atleticos, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Mbretit (3:2).
“Çdo gjë që bëri ekipi im ishte për mrekulli, sidomos në kohën kur ishim duke humbur me rezultat 1-0”, tha Enrique, i cili me pas e lavdëroi edhe skuadrën kundërshtare.
“Atletico është ekip i mrekullueshëm dhe po paraqiten mirë në të gjitha garat”, ka shtuar trajneri spanjoll. Barcelona u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pas dy fitoreve në ndeshjet kundër Atletico Madridit (1:0 dhe 3:2).