Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dimitris Avramopulos kandidat i mundshëm për president të Greqisë

avramopulosSipas infomacioneve të pasqyruara në mediat greke, kryeministri i sapo zgjedhur Alexis Tsipras ka ndërmend të mbështesë si kandidat për president të vendit Dimitris Avramopulos-in.

Ish-ministri i Mbrojtjes së Greqisë Avramopulos, krahas detyrës së tij në BE, ushtron edhe detyrën si ndihmës kryetar i Partisë së Re Demokratike (ND). Ndërkohë, siç transmeton AA, lideri i kësaj partie dhe njëkohësisht dhe ish-kryeministri i vendit, Antonis Samaras nuk ka mbështetur kandidaturën e tij, por atë të Stavros Dimas.

Në lajmet e mediave greke gjithashtu thuhet se në rast se Avramopulos do të zgjidhet si President mund të jetë shkak që ND-ja të bëhet me “dhimbje koke”.

Samaras para zgjedhjeve të parakohshme kishte deklaruar se do të mbështesin deri në fund kandidaturën e Stavros Dimas me qellim që ti vinte kapak skenareve të këtij lloji.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe njëkohësisht Ministri i Rimëkëmbjes Nikos Voutsis në një program televiziv është shprehur se emri i Avramopulos ka kaluar në diskutimet që janë bërë brenda SYRIZA-s. Nga ana tjetër këtë gjë e ka pohuar edhe partneri i SYRIZA-s, Kryetari i partisë ANEL dhe deputeti i pavarur Panos Kammenos.

Në muajin dhjetor në votimet për Presidentin e ri të Greqisë kandidati i ish- kryeministrit Semaras, Stavros Dimas nuk kishte arritur të merrte votat e mjaftueshme dhe si rrjedhojë shteti shkoi në zgjedhje të parakohshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet