Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Bayerni mbetet pa dy lojtarë

bayerni2014Kampionët e Gjermanisë do të rinisin rrugëtimin e tyre drejt titullit të 25-të në Bundesligë këtë të premte kur të përballem me ndjekësin më të afërt në klasifikim, Wolfsburgun e Dieter Hecking në “Wolkswagen Arena”.

Në përballjen ndaj “Ujqërve”, Bayerni duhet të vuajë dy mungesa shumë të rëndësishme siç janë ato të francezit Franck Ribery dhe mbrojtësit të djathtë brazilian Rafinha.

Sipas “Bild”, të dy futbollistët kanë pësuar dëmtime të ndryshme në seancën e fundit stërvitore të skuadrës bavarezëve.

Nuk dihet ende se sa do të qëndrojnë jashtë fushave Ribery dhe Rafinha por i sigurt është fakti se të dy lojtarët nuk do të jenë në dispozicion të Guardiolës për ndeshjen ndaj Wolfsburgut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet