Basha: Përfshirja e efektivit te FA në trafikun e drogës, njollos MB dhe Shqipërinë

Politikë

basha-grupi-pdKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka konsideruar   përfshirjen e efektivit të Forcave të Arnmatosura në skandalin e drogës në Spanje, si një skandal të përsëritur dhe si njëllosje e rëndë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shqipërisë në arenen ndërkombëtare.

Kryetari i PD-së, Basha, nëpërmjet statusit të social Facebook sot, shprehet se “Përfshirja e efektivit te FA në trafikun ndërkombëtar të drogës, ashtu si avionët e drogës një vit më parë në aeroportin ushtarak të Gjadrit, njollosin rëndë emrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Paaftesia për të zbuluar trafikun në zemër të vendit dhe të institucioneve, tradheton syshkeljen qeveritare ndaj narkotrafikut”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Këto fakte dhe pasioni për emerimin e bosëve të krimit dhe drogës në parlament, qeveri dhe administraten publike, janë këmbanat e përballjes me kriminalizimin e shtetit shqiptar. Kjo është fytyra e të keqes, që të gjithë së bashku duhet ta shkulim me rrënjë”, mbyll Basha postimin e tij.

ME TE LEXUARAT