Futbollistet Neymar dhe Fernando Torres patën një debat të ashpër kur po dilnin nga fusha e lojës duke u drejtuar për në dhomat e zhveshjes.
Duke parë situatën e nderë, shumë lojtarë u afruan për të “shuar zjarrin”, por kjo gjë provokoi një rrëmujë edhe më të madhe.
Sherri përfundoi me kartonin e kuq të Gabit, kapitenit të Atleticos, i cili mori kartonin e dytë të verdhë në tunelin e dhomave të zhveshjes.
Pas ndeshjes, Gabi shpjegoi: “I thashë arbitrit që meritonim një penallti dhe kundërshtari duhej ndëshkuar me karton të kuq.”