Babai tenton ta varrosë për së gjalli vajzën e tij

Soft

vajzaNjë baba indian është arrestuar pasi ka tentuar ta vrasë dhe ta varrosë për së gjalli vajzën e tij 10-vjeçare.

Banorët e fshatit Putia në Tripura të Indisë, kanë lajmëruar policinë se Abdul Hussein po varroste në oborr vajzën e tij.

Në momentin kur policia arriti në shtëpinë e tij, Hussein kishte lidhur duart e vajzës me një litar dhe ia kishte mbyllur gojën para se ta fuste në dhe deri në fyt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka thënë se Husseinit nuk i pëlqejnë vajzat dhe për këtë arsye tentoi ta mbyste vajzën e tij Rukshenan kur gruaja nuk ndodhej në shtëpi. Ai dëshironte të kishte një djalë dhe nuk i pëlqente ta rriste vajzën.

“Ne e pranuam një thirrje nga fshatarët që treguan se një burrë ishte duke e mbytur vajzën e tij dhe se po e varroste për së gjalli. Ekipi i jonë reagoi menjëherë dhe e shpëtoi Rukshenan”, ka thënë Pradip Dey, zyrtar i policisë.

“Ne e shpëtuam vajzën dhe e arrestuam Abul Hussein për tentim vrasje. Ai tani është në paraburgim”.

ME TE LEXUARAT