Një zyrtar i Komitetit Olimpik të Arabisë Saudite ka dalë me idenë se shteti i tij dëshiron të organizojë Lojërat Olimpike vetëm për meshkujt ndërsa ato të femrave të zhvillohen në Bahrain.
Princi Fahad bin Jalawi Al Saud, këshilltar i presidentit të Komitetit olimpik arab, ka thënë se shteti i tij mund të garojë për Olimpiadë duke bashkëpunuar me një shtet tjetër arab, transmeton Koha.net.
“Shoqëria jonë mund të jetë shumë konservative. Nuk mund ta përjetojë lehtë se një femër mund të garojë në sporte, veçanërisht në atë të notit”, ka thënë Al Saud.
“Veshjet sportive nuk janë të lejuara në publik. Për këtë arsye kulturore, është e vështirë të organizojmë ngjarje ndërkombëtare”.
“Gjithmonë kemi bashkëpunuar me Bahrainin. Ky shtet mund të organizojë Olimpiadën për femra ndërsa ne atë për meshkuj”.