Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ambasadori amerikan Donald Lu viziton Elbasanin

luAmbasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar në  Elbasan në vizitën e tij të parë jashtë Tirane.

Në twitterin e Ambasadës amerikane shkruhej: “Ambasadori Lu shpreson që qeveria shqiptare do të rrisë financimin për OJF-të që ofrojnë shërbimin asistence për viktimat”.

Ndërkohë në Elbasan, diplomati amerikan vizitoi Bashkinë e qytetit ku u prit nga kryebashkiaku, Qazim Sejdini. Ambasadori amerikan tha se zgjodhi Elbasanin për historinë e tij.

Kryebashkiaku përfitoi nga ky takim me Ambasadorin amerikan për të sqaruar se Elbasani të jetë krejt ndryshe në katër vjeçarin që vjen, duke lënë të kuptohet për një rikandidim të tij.

Pas takimit në Bashki, Ambasadori amerikan dhe Sejdini kanë zhvilluar një vizitë në qytet, në Monumentin e Arsimit, për të vijuar më pas në Bazilikën e Bezistanit, Monumentin e patriotit Aqif Pasha dhe kalanë e Elbasanit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet