Amal Clooney përfaqëson Armeninë për genocidin turk

Kliko per me shume info

amal-650x356Avokatja dhe bashkëshortja e aktorit të famshëm hollivudian George Clooney, Amal Clooney do të përfaqësojë Armeninë në çështjen e genocidit turk ndaj popullsisë armene, e cila tashmë ka filluar të trajtohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Në këtë çështje, e konsideruar pjesa më e errët e historisë turke, është i përfshirë udhëheqësi i Partisë së majtë Punëtorët Turq, Dogu Perincek, i cili është gjobitur nga një Gjykatë zvicerane pas një fjalimi në vitin 2007, në të cilin e quajti genocidin ndaj Armenisë një gënjeshtër ndërkombëtare.

Kliko per me shume info

Perincek deklaroi para Gjykatës europiane se Gjykata zvicerane ka shkelur lirinë e tij të shprehjes. Avokati i tij mbrojtës, Mehmet Cengiz, deklaroi se kjo çështje ka të bëjë vetëm me lirinë e shprehjes dhe lirinë e fjalës.

Ndërkohë një grup personash ishin mbledhur para Gjykatës në mbrojtje të Perincek. Ata mbanin në duar flamuj dhe pankarta në të cilat shkruhej: “Ne kemi besim në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

90 vjet më parë, më 24 prill 1915 Lëvizja e Xhonturqve në Perandorinë e atëhershme Osmane filloi dënimin, masakrimin dhe asgjësimin e popullsisë armene.

Krimet e llahtarshme vazhduan deri në vitin 1917 dhe sipas hitorianëve rreth 800 mijë deri në 1.4 milionë armenë u vranë.

Ndërkohë disa studiues e shohin kasaphanën osmane kundër armenëve si pararendëse të genocidit të nazistëve kundër hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitet e fundit të Perandorisë Osmane, mbi 2.5 milionë armenë jetonin kryesisht në pjesën jugore të Turqisë së sotme.

Aktualisht në Turqi jetojnë rreth 65 mijë armenë. Për Amal Klunin ky nuk është rasti i parë, pasi ajo ka përfaqësuar edhe ish-Kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko, në Gjykatën e Strasburgut.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here